Kryeministri Edi Rama komentoi në Asamblenë e zgjedhuar të Partisë Socialiste në Fier, aksionet e fundit nga SPAK në lidhje me zyrtarët dhe politikanët e lartë të vendit.
Kreu i qeverisë ironizoi duke thënë se ‘thonë që s’ka drejtësi, por ka një SKAP që po e kap’, ndërsa shtoi se ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar.
“Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë
Këtë luftë që e kemi filluar do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe. Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve.
Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta.
Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë ku është diskutuar çështja e drejtësisë. E solla emrin e Fatmirit këtu se ai ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po bëjmë me reformën në drejtësi e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013, por e kemi nisur shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS, në 2008.
Ka ardhur në pikën që nuk mban më kjo punë. Jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. E para sepse nuk është punë e tyre, në kuptimin që nuk angazhohen hajde ta bëjmë këtë. E dyta, besojeni këtë sepse është një nga arsyet themelore për të qenë krenarë për këtë familje politike. Nëse sot pandëeshkueshmëria nuk është më mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm kjo ndodh sepse ekziston PS. Askush tjetër. As ata që ishin, as ata që duan të jenë. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në ADN-në e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëria ka pasur dy forca, një forcë që ka shkatërruar dhe një që ka rindërtuar.
Kur dalin hoq thonë ne e bëmë golin, por nuk na e quajtën. Pra nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, por është PS që bëri reformën në drejtësi dhe sigurisht”, tha Rama.