Është thelbësore që Rusia të bëhet sovrane dhe e pavarur në çdo kuptim të fjalës, duke përfshirë edhe ekonomikisht, deklaroi presidenti Putin.
Duke folur me anëtarët e Dhomës Qytetare, një organ social i ngarkuar me kwshillimin e qeverisë për politikëbërjen, presidenti vuri në dukje se Rusia është bërë gjithnjë e më e pavarur.
“Ajo ndodh teksa ne po kthehemi në një vend ku prodhimi i përpunimit tashmë përbën 43% të strukturës së rritjes ekonomike, kur ne pushojmë së qeni ashtu siç na thoshin dikur…‘një pikë karburanti’ dhe jo një ekonomi,” tha Putin.
Presidenti theksoi se ekonomia ruse duhet të jetë ‘e vetëmjaftueshme në pwrbwrwsit kyçë që do lejonin vendin jo vetëm të mbijetojë, por edhe të lulëzojë’.
Ai shtoi se kjo do siguronte që më pak njerëz të jenë të gatshëm të përjashtojnë Rusinë nga organizatat ndërkombëtare.