Vendosni fjalën kyçe....

“Mbrojtja e Butrintit” – Auron Tare ftesë publike për çështjen e administrimit të Parkut


Auron Tare ka bërë një ftesë publike për të gjithë të interesuarit mbi çështjen e dhënies së administrimit te një fond i huaj të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Tare thotë se Parku u dha për administrim te AADF me justifikimin se institucionet shqiptare janë të paafta për ta administruar atë.

Tare është i mendimit se institucionet shqiptare e kanë eksperiencën e duhur në menaxhimin e Butrintit.

Prandaj ai thërret një prezencë në këtë debat publik për të mësuar më shumë mbi këtë çështje.

Një Ftesë e hapur publike për të gjithë ata qytetarë, studentë specialistë të trashëgimisë etj të cilët dëshirojnë të mësojnë më shumë mbi një nga temat më të debatuara vitet e fundit. Pasuria Botërore e Unesco, Parku Kombëtar i Butrintit. Siç mund të jeni në dijeni kjo Pasuri Botërore i është dhënë në Administrim një Fondi të Huaj të quajtur AADF me justifikimin se Institucionet shqiptare janë të pa afta për ta administruar atë.

Duke mos u pajtuar në asnjë mënyrë me këtë llogjikë institucionale dhe në bazë të një eksperience të gjatë të Shkollës së Arkeologjisë, Restaurimit dhe me pas të një manaxhimi ekselent të Butrintit, mendoj se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të administruar dhe manaxhuar këtë qendër të Trashëgimisë sonë kulturore. Për këtë arsye mendoj se një prezence në këtë debat publik do të ishte shumë i dobishëm për të mësuar më shumë mbi këtë çështje”- bën thirrje Auron Tare.