Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të vdekurve në Gaza nga sulmet izraelite është rritur në 9,770


Numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 9,770, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.

“Numri i të vdekurve si rezultat i agresionit izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është 9,770, duke përfshirë 4,800 fëmijë dhe 2,550 gra,” tha ministria në një deklaratë.

“270 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit”, thuhet në deklaratë.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve masive të njerëzve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët në Gaza për shkak të rrethimit izraelit.