Vendosni fjalën kyçe....

U sulmua nga qeni, i moshuari ndërron jetë në spitalin e Durrësit


84-vjeçari Halil Basha, i cili u sulmua disa ditë më parë nga një qen Pitbull ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit.

I moshuari u sulmua në kokë e trup dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi të moshuarin.

Armand Lala, tashmë i arrestuar nga policia, në banesën e marrë me qira mbante 3 qen Pitbull, ku njëri prej të cilëve sulmoi fatalisht 84-vjeçarin.