Vendosni fjalën kyçe....

Vasili për kampet që do presin 39 mijë emigrantë në vit: Franca e Gjermania s’i pranojnë, Rama u vetëofrua


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka denoncuar kryeministrin Rama pas marrëveshjes së këtij të fundit me kryeministren italiane Meloni për ngritjen në Shqipëri të dy kampeve për pritjen e trajtimin e der në 39 mijë refugjatëve në vit.

Ai shkruan se ndërsa kreu i qeverisë po përzë mijëra shqiptarë, tashmë po merr në vend dhjetëra mijëra refugjatë.

Vasili thekson se Rama nuk ka pyetur as shqiptarët e as parlamentin për ngritjen e dy kampeve në tokën shqiptare.

“Edi Rama përzë mijra shqiptare dhe merr serish mijra refugjate, kete here nga Italia! I gatshem te merrte mbetje toksike, afgane, iraniane etj etj Edi Rama sot ben marreveshje per te marre dhjetra mijra refugjate nga Italia, plot 36 mije ne vit. Shqiperia per Edi Ramen eshte nje vend, qe ai e perdor dhe shperdor sikur eshte prona e tij private vetem e vetem per interesat e tij te pista.

▪Kush ja dha lejen ketij batakçiu qe te perdorë token e Shqiperise si te doje?

▪Pse nuk pyeti shqiptaret me Referendum per marrjen e refugjateve?

▪Pse nuk e kerkoi miratimin e Parlamentit te Shqiperise?

▪Ku perfundoi Shengjini dhe porti i tij si destinacion turistik elitar?” – shkruan Vasili.

Ai shton më tej se qeveria Rama, që ka bërë që shqiptarët të jenë të parët për azil në Evropë, me korrupsionin e varfërinë që ka mbjellë në vend, nuk ka lënë refugjat pa marrë në Shqipëri.

Vasili nënvizon se Rama po i përdor pazaret në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve për të përfituar mbështetje të pandershme e trafik influencash për të justifikuar pushtetin e tij të kalbur.

Në fund deputeti i PL-së shton se ndërsa Franca, Gjermania e vende të tjera që kanë detyrime ndaj italisë për refugjatët nuk i pranojnë këta të fundit, Rama i sjell pavarësisht problemeve që ata bartin.

“Ndersa largon qindra mijra shqiptare, qe jane te paret per azil ne Europe sepse Edi Rama dhe qeveria mbjell vetem korrupsion dhe varferi, ky kryeminister nuk ka lene lloj e soj refugjati pa marre ne Shqiperine e varfer, te mjeruar dhe te kthyer ne toke te djegur per Shqiptaret. Ky batakçi ben çdo lloj pazari me inyetesat e vendit dhe te shqiptareve vetem e vetem per te perfituar mbeshtetje te pandershme dhe trafik influencash te paguara ne menyre te majme qe te justifikoje horrlleqet e pushtetit te tij te kalbur. Edi Rama vetofrohet te beje ate, qe nuk e ofrojne shtete te medha europiane si Franca,Gjermania etj, te cilat kane edhe detyrime te ndersjellta me Italine ne funksion te BE per problemin e refugjateve. Ky batakçi i paafte te marre projekte e financime te huaja te medha per vendin, merr refugjate se bashku me barren e madhe te shume problemeve qe ata bartin dhe aq me keq per vendin sepse si nje narkoshtet Shqiperia nuk ka as kontroll te zbatimit te ligjit dhe as te teritorit.” – mbyll shënimin Vasili.