Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë, nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme


Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, pohoi mbrëmjen e sotme se nuk është më pjesë e grupit parlamentar të drejtuar nga Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e ka përjashtuar.

Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Opinion’ ku theksoi se PD-ja duhet rinovuar me figura të reja pasi nuk është një alternativë e besueshme për qytetarët.

“Kjo nuk është alternativë. Asnjë nuk është alternativë tani, e Bashës jo e jo. Me Berishën kam folur dhe i kam thënë të njëjtën gjë që po them. Kanë qenë përgjigje që nuk më kanë bindur. Këto shqetësime i kam ngritur që në verë, duhej një rithemelim i vërtetë i PD-së, të vinin figura të reja, intelektual të rinj. Mund të ishte krijimi i një partie të re. Në këto momente nuk do ketë parti të re. Unë nuk jam pjesë e grupit parlamentar, jam përjashtuar. Gazment Bardhi më ka përjashtuar. Nuk i jam bashkuar mbledhjeve që ju përmendi, kam preferuar që të mos jem pjesë. Njerëzit te opozita nuk shikojnë shpresë sepse ka një ngërç dhe nuk besoj se jemi alternativë në zgjedhjet e ardhshme. Unë propozoj që ne duhet të ndërtojmë një alternativë të besueshme, të bënim një rinovim total. Duhen figura të reja.” – tha Shehaj.