Vijon të jetë aktiv zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”, ku tymi po përhapet në përmasa alarmante duke shkaktuar ndotje për të dytën ditë rradhazi në Elbasan.
Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu pikën e grumbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit ditën e djeshme (6 nëntor). Zjarri ra në ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht pa të lënduar. Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Megjithatë, situata paraqitet e rënduar edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarejen e flakëve.