Në orën 11:00 grupi parlamentar i PD kishte njoftuar se do të zhvillonte një mbledhje në zyrat e tyre te Kryesia e Kuvendit, takim ky që vjen një ditë pas tensioneve me gardën.
Deri tani kanë mbërritur pranë kryesisë deputetët Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati, por nuk kanë tentuar që të futen brenda. Deri tani situata paraqitet e qetë.
Kujtojmë se dje deputetët e opozitës pasi u penguan nga garda për t’u futur në Kryesi, kanë kapërcyer hekurat si dhe janë ngjitur nga dritaret.