Vendosni fjalën kyçe....

Barcelona “shokohet” nga Shakhtar, Dortmund fiton ndaj Newcastle


Borussia Dortmundi ka regjistruar fitoren e dytë rresht në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic mposhti sonte për herë të dytë Newcastle Unitedin.

Ndeshja e zhvilluar në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin 2:0.

Niclas Fullkrug (26’) dhe Julian Brandt (79’) shënuan golat e fitores për verdhezinjtë.

Kjo përballje i takoi xhiros së katërt në Grupin F. Në këtë grup “të vdekjes” tani gjërat janë bërë edhe më të komplikuara.

Borussia Dortmundi pas kësaj fitore prin me 7 pikë, një më shumë se Paris Saint-Germaini, që sonte takohet me Milanin. “Rossonerët” janë të fundit me dy pikë.

Newcastle United mbetet me katër pikë në pozitën e tretë.

Barcelona pësoi humbje përballë Shakhtar Donestk me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja e zhvilluar në “Volsparkstadion” të Hamburgut përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për ukrainasit e shënoi Danylo Sikan, në minutën e 40-të.

Shakhtar Donetsk tani ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e tretë në Grupin H.

Barcelona mbetet lidere me 9 pikë.

Porto, që pozicionohet në vendin e dytë në grup, sonte do të takohet me Antwerpin, që renditet i fundit dhe ende është pa pikë.