Vendosni fjalën kyçe....

Meta dy ore në SPAK: Jam këtu në respekt të ligjit, s’më shqetëson asgjë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se nuk ekziston asnjë akt apo shkresë që ai të ketë nënshkruar në interes të dikujt. Pas daljes nga SPAK, ku dëshmoi për rreth 2 orë për çështjen CEZ-DIA, Meta tha se kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama.

“Në çdo rast tjetër nuk ekziston asnjë akt, shkresë, dokument, urdhër për ligje dhe akte nënligjore, nga Ilir Meta në detyrat e tij si zv.kryeministër as ministër i ekonomisë, përfshirë këtu edhe DIA edh CEZ. Isha si një person që ka dijeni për rrethana të caktuara. U pyeta për detaje të ndryshme të cilat nuk kanë asnjë rëndësi.”, tha ai.

“Dua të theksoj se asnjë akt, shkresë, dokument, nga ana e Ilir Metës në pozitat e tij, në interes të askujt. Kjo është çështje që diktohet politikisht nga Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet e përditshme dhe për të spostuar vëmendjen në thashetheme që janë të 14 apo 15 vite më parë.”, tha mes të tjerash Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës për mediat:

Jam këtu dhe do të jem transparent për çdo vendimmarrje që kam marrë në të kaluarën, por do vazhdojmë të mos shfokusohemi nga beteja për kapjen e shtetit.

Jam këtu në respekt të ligjit.

Ishte emri i Kastriot Ismailajt pjesë e pyetje?

Nuk besoj se ka qenë, por nuk besoj se kjo është një çështje e rëndësishme

Je i gatshëm të përballeni me drejtësinë?

Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë, nuk më shqetëson, jam këtu përballe jush dhe qytetarëve për aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzionin se në këtë mënyrë do të arrijnë të shfokusojnë jo vetëm Metën, por dhe opozitën e vërtetë

Je i gatshëm të përballeni me drejtësinë?

Unë jam këtu… nuk jam këtu për përgjigje për cdo lloj mashtruesi që përdoret apo vetë ofrohet për interesa të tyre. Pjesa më e madhe kanë dhënë dëshmi

U përfol në media për një arratisje të mundur tuajën…

Mos kini asnjë shqetësim, do të përballemi me ju, me drejtësinë dhe me çdo të vërtetë.