Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Partizani’/ avokati i Berishës: Seanca u shty, kërkuam përjashtimin e gjyqtares Gjoka


Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha për mediat, duke theksuar se edhe ditën e sotme kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ai tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për të shqyrtuar sakaq kërkesën e tyre.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. E kemi shtjelluar ne kërkesën se çfarë kërkojmë. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.