Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pas seancës: Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament


Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas mbylljes së seancës, duke theksuar se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.