Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi i GJKKO për masën ndaj tij, Berisha: S’e konsiderojnë heqje lirie ndalimin e daljes jashtë vendit


Sali Berisha ka reaguar në një deklaratë për mediat, pas vendimit të GJKKO-së për lënien në fuqi të masës së sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje.

Berisha thotë se kjo shkresë është bërë nga Edi Rama dhe se është në kundërshtim me ligjin.

“Dje Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e detyrimit dhe ndalimit të dhënë ndaj Berishës, nuk përbëjnë heqje lirie por kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit. Kjo shkresë është bërë në Tiranën e Edi Bastardit, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit”, tha ai.