Numri i vdekjeve në sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka tejkaluar shifrën e zymtë prej 11,100, duke përfshirë më shumë se 8,000 fëmijë dhe gra, tha të dielën zyra qeveritare për media në Gaza.
Zyra për media në një deklaratë tha: “Për shkak të shënjestrimit të spitaleve dhe parandalimit të hyrjes së ndonjë prej trupave apo të plagosurve, Ministria e Shëndetësisë nuk ka mundur të shtunën të nxjerrë statistika të sakta për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve gjatë orët e kaluara. Numri i viktimave ka arritur në më shumë se 11,100 të vdekur, duke përfshirë më shumë se 8,000 fëmijë dhe gra, dhe numri i të plagosurve ishte më shumë se 28,000.”
Nga sulmet e Hamasit më 7 nëntor kanë humbur jetën më shumë se 1400 izraelitë.