Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky është i etur të flasë drejtpërdrejt me ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në rast se kandidati kryesor republikan rimerr Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, raportoi të dielën gazeta Strana, duke cituar një burim të brendshëm në Kiev.
Një individ i afërt me zyrën e Zelensky-t arsyetoi se Trump, si kandidati presidencial për vitin 2024 ‘de facto’ për Partinë Republikane, kontrollon efektivisht rrjedhën e ndihmës së huaj për Ukrainën, pasi republikanët mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila ka qenë përgjegjëse për bllokimin e përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të vijuar financimin e konfliktit në Ukrainë.
Kabineti i liderit ukrainas “e kupton këtë, dhe për këtë arsye po përpiqet të organizojë një bisedë të drejtpërdrejtë midis Trump dhe Zelensky”, tha burimi për Strana.
Trump hodhi poshtë publikisht një ftesë të mëparshme nga Zelensky për të vizituar Kievin në fillim të këtij muaji, duke shpjeguar se do ishte “e papërshtatshme” të shkonte në Ukrainë ndërkohë që ata aktualisht “kanë të bëjnë” me presidentin amerikan Joe Biden. Ish-presidenti njoftoi se “nuk do të dëshironte të krijonte një konflikt interesi”.