Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër, makina përplas biçikletën, plagosen dy të mitur


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku për pasojë kanë mbetur të lënduar  dy të mitur.

Një automjet, i cili drejtohej nga një 31-vjeçar ka përplasur një biçikletë, tek e cila ndodheshin dy të mitur.

Më pas të miturit janë shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjeti është proceduar në gjendje të lirë, ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha verifikimet për ngjarjen.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Banja e Vogël”, automjeti që drejtonte 31-vjeçari, ka përplasur biçikletën me të cilën lëviznin 2 të mitur, 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.