Vendosni fjalën kyçe....

Gallatë në KLGJ, gjyqtarët marrin emrin me tre pika


Njoftimi publik nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik i Këshillit të Lartë Gjyqësor është një gallatë e vërtetë.

Gjyqtarët emërtohem me tre pika në njoftimin për publikun në rrjetin social Facebook dhe në faqen e uebit.

Sot, në datë 14.11.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në përputhje me detyrimet ligjore, Këshilli miratoi listën e gjyqtarëve kandidatë për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për vitin 2024.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët z. {…} dhe znj. {…}, për vitin 2021.

Më tej, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim gradimi për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarëve z. {…}, znj. {…} dhe z. {…}.”, shkruhet në njoftimin e KLGJ.

Me anë të këtij njoftimi publiku nuk kupton se për cilët emra bëhet fjalë duke mbajtur të fshehtë identitetin e tyre ndërkohë që duhet të jenë transparente.