Zvicra nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Izraelin.
Dueli i zhvilluar në Hungari i takoi ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Ruben Vargas kaloi helvetikët në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes.
Kurse, Weissmann barazoi në minutën e 88-të për një pikë të rëndësishme për Izraelin.
Ky barazim e dërgon megjithatë në vendin e parë Zvicrën me 16 pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë.
Në të tretin është Izraeli me 12, dy më shumë se Kosova.