Vendosni fjalën kyçe....

‘Pepsi’ paditet nga Gjykata e New York-ut për ndotje plastike


PepsiCo është paditur nga shteti i New Yorkut për ndotje plastike përgjatë lumit Buffalo që dyshohet se po ndot ujin dhe po dëmton kafshët e egra.  Sipas padisë, PepsiCo është kontribuesi i vetëm më i madh identifikues i problemit.  Zëdhënësi i PepsiCo ka thënë për BBC se ka qenë ‘transparente në udhëtimin e saj për të reduktuar përdorimin e plastikës’.  

Javën e kaluar Coca-Cola, Danone dhe Nestle u akuzuan se kishin bërë pretendime mashtruese për shishet e tyre plastike.  PepsiCo, prodhuesi i Pepsi, Doritos dhe snacks të tjera, është kompania e dytë më e madhe ushqimore në botë pas udhëheqësit të industrisë Nestle.

Gjigandi amerikan është koorporata më e fundit e madhe që ndeshet me një padi nga autoritetet lokale rreth ndikimit të saj në mjedis.  Ankesa e New Yorkut thotë se Pepsi shkeli ligjet shtetërore duke mos paralajmëruar publikun rreth rreziqeve nga paketimi plastik dhe duke nxitur deklarata mashtruese rreth përpjekjeve të tij për të luftuar ndotjen.

Shtatë mënyra për të mos u mashtruar ‘Asnjë kompani nuk është shumë e madhe për t’u siguruar që produktet e tyre të mos dëmtojnë mjedisin dhe shëndetin tonë publik’, tha Prokurorja e Përgjithshme Letitia James.  

Sipas padisë, PepsiCo, prodhon dhe paketon të paktën 85 marka të ndryshme pijesh dhe 25 marka ushqimore snack që kryesisht vijnë në kontenierë plastikë me një përdorim të vetëm.

Kur zyra e Znj. Xhejms kreu një sondazh të të gjitha tipeve të mbeturinave të mbledhura në 13 vende përgjatë lumit Bufalo vitin e kaluar, ajo gjeti se paketimi plastik me përdorim të vetëm i PepsiCo ishte më i rëndësishmi. 

“Nga 1,916 copa plehrash plastike të mbledhura me një markë të identifikueshme, mbi 17% u prodhuan nga PepsiCo,” thoshte ajo.  Marka të tjera të identifikueshme përfshinin McDonald’s dhe prodhuesin e ëmbëlsirave Hershey’s.  

Padia tha se mikroplastikët ishin zbuluar në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Buallit, i cili ‘mund të shkaktojë një gamë të gjerë efektesh të dëmshme shëndetësore, nga mosfunksionimi riprodhues deri te inflamimi i zorrëve dhe efektet neurotoksike’. 

Pepsi tha në një deklaratë se ishte ‘serioze rreth reduktimit plastik dhe riciklimit efektiv’.  Ajo shtoi se kjo ishte një ‘çështje komplekse’ që kërkonte përfshirje nga ‘bizneset, bashkitë, ofruesit e reduktimit të mbeturinave, udhëheqësit e komunitetit dhe konsumatorët’.

Senatori i shtetit të Nju Jorkut Andrew Gounardes tha për BBC se  Pepsi se duhet të jetë duke projektuar paketat dhe produktet e saj në një mënyrë që nuk ishte e dëmshme për shëndetin e njeriut.  

“Bazuar në akuzat që u ngritën dje në padinë e prokurorit të përgjithshëm, PepsiCo ka reklamuar veten si një kompani shumë e ndërgjegjshme për mjedisin…. Dhe megjithatë, realiteti është, sipas Prokurorit të Përgjithshëm, ata në fakt nuk kanë rënë, por duke rritur përdorimin e tyre të plastikës,” tha ai.  

Por kompania ka një përgjegjësi nëse ata do të jenë një aktor në këtë treg. Ata duhet të sigurohen se produktet nuk do t’u shkaktojnë dëm njerëzve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC.