Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pas daljes nga nisma të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në panairin e dytë te verës në kuadër të “Open Balkan”, mori pjese presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Duket se kryeministri Rama është zëvendësuar nga presidenti i ri malazez.
Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla.
“Jam krenar për verërat serbe, të cilat po përparojnë më shpejt. Verërat malazeze po përparojnë mirë gjithashtu”, tha presidenti Vuçiç, duke shtuar se kur vjen puna ndaj verërave, nuk mund të mashtrosh askënd.
“Mund të mashtroni në tregun e makinave, por jo në tregun e verërave”, tha presidenti Vuçiç.
Milatoviç ka thënë se nuk pajtohet me presidentin e Serbisë për të gjitha çështjet, por sigurisht që pajtohen për verën.
“Kam ardhur me ftesë të Presidentit të Serbisë. Vera na bashkon pa marrë parasysh disa dallime të vogla. Unë e përgëzoj Vuçiqin për një ide të madhe dhe një organizim të mirë dhe nëse ndonjë integrim rajonal do të quhet Oper ballkan apo Procesi i Berlinit është më pak i rëndësishëm, e rëndësishme është bashkëpunimi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm”, theksoi Milatoviç.
Presidenti Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se, përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.
“Përmes iniciativës Open Balkan, ne kemi rezultate të dukshme që mund të shihen përmes numrave. Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë është rritur me 25 për qind. ka kaluar një miliard euro, që është shkëmbimi tregtar më i madh në 18 vitet e fundit midis dy vendeve”- tha presidenti Vuçiq.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një nga bashkekrijuesit e “Open Balkan” e konsideroi të mbyllur këtë iniciativ me rikthimin e Procesit të Berlinit pak kohë më parë. Edhe pse mungoi fizikisht Rama e pati një video-mesazh në nisje të panairit.
Pas një dite të gjatë Presidenti Vuçiç shijoi darkën me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski. Në rrjete sociale Presidenti Vuçiç ka ndarë një pjesë të atmosferës me mbishkrimin: “Rroftë miqësia mes Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë!”.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Euro News.