Vendosni fjalën kyçe....

“Elitat europiane kanë humbur identitetin kombëtar”, Putin: Varen nga SHBA


Presidenti rus Vladimir Putin pranoi sot, gjatë një fjalimi në Forumin Kulturor të Shën Petersburgut, se deri në vitin 2014 as që e mendonte se mund të niste një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mua, deri në vitin 2014 nuk mund të na kishte shkuar në mendje se mund të kishte një konflikt të tillë midis Rusisë dhe Ukrainës. Nëse do të më kishin thënë më parë që nga viti 2014 se kjo ishte e mundur, unë do t’i thosha: A je i çmendur?”, tha ai.

Putin foli edhe për marrëdhëniet e Rusisë me Evropën, pas pushtimit të Ukrainës që filloi në shkurt të vitit 2022 dhe vazhdon ende, duke thënë se vendi “nuk dëshiron dhe nuk do ta ndërpresë bashkëpunimin” me vendet e rajonit të këtij.

“Nëse dikush vendos të izolohet, atëherë kjo është punë e tij”, komentoi presidenti rus, duke shtuar se Rusia nuk ka asnjë konflikt me shoqërinë evropiane.

Lideri rus theksoi gjithashtu se Rusia po përballet me vështirësi në marrëdhëniet e saj me elitat evropiane, të cilat, siç u shpreh Putin, kanë humbur identitetin e tyre kombëtar dhe janë të varura nga SHBA.

Sakaq, presidenti rus e quajti këtë situatë një tragjedi për Evropën.