Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO – Momenti kur Blinken “thartohet” nga komentet e Biden për homologun kinez


Presidenti i SHBA Joe Biden tha të mërkurën që nuk ka ndërruar këndvështrimin se Presidenti i Kinës, Xi Jinping është diktator në mënyrë efektive, një koment që me shumë gjasa do zbarkoj në Pekin pasi dy liderat mbajtën në mënyrë të drejtpërdrejtë fjalime në samit.

Gazetarja: Zoti President, pas ditës së sotme, a do vazhdonit t’i referoheni Presidentit Xi si
diktator, është një term që ju e keni përdorur më herët këtë mëngjes?

Biden: Epo ai është një diktator në kuptimin që është një person që po drejton një shtet i cili është shtet komunist i bazuar në një qeveri shumë ndryshe nga e jona.

Kjo përgiigje e presidentit amerikan Biden ka vënë në siklet ministrin e tij te jashtëm Blinken i cili duket qartë se thartohet në fytyrë pasi me gjasë e konsideron të ekzagjeruar dhe jo-diplomatik komentin e Biden për presidentin kinez.