Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, në pranga autori


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shushicë ishin thyer me sende të forta xhamat e një lokali, kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve operacionale dhe hetimore rezultoi se shtetasi Klajdi Myrta, 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për motive të dobëta, kishte dëmtuar me sende të forta xhamat e një lokali në këtë fshat, në pronësi të shtetasit G. M., 31 vjeç.

Policia, gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, gjeti dhe sekuestroi një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi Klajdi Myrta, 32 vjeç, banues në fshatin Shushicë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.