Vendosni fjalën kyçe....

Pas pezullimit të fondeve të BE-së, oficerët e parregullsisë kërkojnë të trajnohen nga OLAF


Qeveria shqiptare ka kërkuar që administrata që ka nën përgjegjësi mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, në programet që ky i fundit mbështet, t’i nënshtrohet trajnimeve për identifikimin dhe ndjekjen e parregullsive. Në një dokument zyrtar qeveria pranon se me një shkresë të datës 27 shtator 2023, zyrës AFCOS (Rrjeti i shërbimit të Koordinimit Kundër Mashtrimit) që është pikë kontakti për  Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) t’i kërkohet që oficerët e institucioneve të dedikuara me mbikëqyrjen e mënyrës sesi shpenzohen paratë e programeve të huaja të trajnohen.

Saktësisht bëhet fjalë për Drejtorinë Mbështetëse të Zyrtarit Kombëtar të Autorizuar(DMZKA) dhe Zyrtari Kombëtar Autorizues( ZKA) që janë pjesë e Ministrisë së Financave.

“ZKA/DMZKA me shkresë Prot. 17375 datë 27.09.2023 i është drejtuar AFCOS si pikë kontakti e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), të mundësojë organizimin e trajnimeve për oficeret e parregullsisë në përdorimin e sistemit elektronik AFIS IMS” thuhet në dokument.

Dokumenti nënvizon se pjesë përbërëse e këtij projekti është një “sistem elektronik i Menaxhimit të Parregullsive  i vënë në dispozicion nga OLAF që është funksional duke ju mundësuar përfituesve të IPA II, të raportojnë parregullsitë e identifikuara dhe ndjekjen e tyre në nivel kombëtar”.

Rritja e monitorimit dhe kontrollit për mbrojtjen e interesave financiare të programeve të BE-së vjen në kushtet kur edhe në takime bilaterale është prekur kjo nevojë ndërkohë që pala shqiptare po identifikon trajnimet të tjera të nevojshme.

Pezullimi i fondeve të bujqësisë

Në korrik të këtij viti në media u raportua se Komsioni Europian kishte pezulluar fondet për bujqësinë të lidhura me programin IPARD II. Interesit të mediave më pas ju përgjigj me deklarata zyra e Bashkimit Euripian në Tiranë ku nënvizohej se kjo masë ishte marrë pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit. Pezullimi do të vlerësohej si i përkohshëm deri në verifikimet finale të çështjes që po ndiqej nga një strukturë e dedikuar siç është OLAF. Ky i fundit nuk ka publikuar ende një raport përfundimtar për gjetjet dhe më pas në bazë të konstatimeve të merren edhe masat e tjera.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor