Vendosni fjalën kyçe....

Avokati i Berishës kërkon shfuqizimin e masës të ngritur ndaj tij


Avokati i ish kryeministrit Berisha, Genci Gjokuataj, për afro 2 orë ka renditur të gjitha argumentet ligjore në Apelin e GJKKO, duke pretenduar që masat ndaj ish-kryeministrit duhet të hiqen dhe se janë antikushtetuese.

Gjokutaj ka thënë se nuk ka vepër penale dhe se nuk ka shkak që për Berishën të mbahet një masë ndaluese si dhe nuk ekziston rreziku që ai të dalë jashtë vendit.

Gjykata ka vendosur që ta ndërpresë seancën dy herë për pak minuta. Sakaq, ka nisur edhe seanca që do të mbahet për Jamarbër Malltezin.