Vendosni fjalën kyçe....

Ndeshja Shqipëri- Ishujt Faroe, FSHF zbardh programin festiv të kuqezinjve me tifozët në stadium


Mbrëmja e 20 nëntorit do të jetë festive në kryeqytetin e Shqipërisë, por edhe në mbarë vendin dhe diasporë. Arsyeja është legjitime, pasi do të festohet kualifikimi i Kombëtares së futbollit në Europianin “Gjermani 2024”.

FSHF në bashkëpunim me autoritet vendore dhe qeveritare kanë përpiluar një plan festiv, që lidhet me pragndeshjen e sotme, Shqipëri-Ishujt Faroe, si dhe pas përfundimit të saj ku pritet të “digjet” stadiumi “Air Albania” nga festimet kuqezi. FSHF ka publikuar së fundmi edhe programin për këtë natë të madhe për mbarë tifozët shqiptarë, por edhe dashamirësit kuqezi.

Ja programi i përpiluar nga FSHF:

Ora 17:45- Hyrja e tifozëve në stadium

Ora 20:37- Hapja e flamurit në tribunën lindore dhe koreografia me plasmasët kuqezi në të gjithë stadiumin.

Ora 20:45- Nis ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe

Ora 21:30- Ansambli i këngëve dhe valleve popullore do të performojë në fushë.

Ora 22:40- Festë me fishekzjarrë.

Ora 22:50- Prezantimi i klipit “RRUGËTIMI I SHQIPËRISË NË FUSHATËN KUALIFIKUESE PËR EURO 2024”.

Ora 23:00- E ftuar speciale Juliana Pasha- Kolazh me këngë popullore.

Ora 23:20- Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë dhe përshëndetet me tifozët.

Ora 00:00- Festë me fishekzjarrë