Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi prokurorin e SPAK-ut Arben Kraja, që e hetoi për ‘Dosjen Partizani’.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në Neës24, kreu i Rithemelimit tha se Kraja është një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit qëndron në postin që ka në kundërshtim me ligjin.
Ai madje përdori edhe fjalën fyese ‘zagar’, për Krajën për të cilin tha se mbahet në SPAK për të zbatuar urdhrat e kryeministrit Rama.
“Fjalia që kanë dëgjuar me mijëra herë ata që kanë bashkëpunuar me Sali Berishën është zbato ligjin mos shkel ligjin. Mua nuk më indimidon dot. Një ish-president, një ish-kryeministër e ka detyrë absolute zbatimin e Kushtetutës. Unë nuk mund të bëhem bashkëfajtor me ish-oficerin e Sigurimit të Shtetit që qëndron në detyrë në kundërshtim. Arben Kraja. Xhelati i sigurimit po mbahet aty si zagar për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës. Ai poshtëron veten dhe mendon se për shkak të Edi Ramës mendon se është mbi ligjin.” – tha Berisha.