Vendosni fjalën kyçe....

Jamarbër Malltezi kërkoi kthimin e 25 pasurive në Apel, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares 



Seanca në Apel për pasuritë e sekuestruara të Jamarber Malltezi, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.

Jamarber Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.

Sipas shortit të dates së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muca

Pak ditë më parë, e njëjta gjyqtare vendosi të nxirrte nga qelia Malltezin, duke i caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.