Vendosni fjalën kyçe....

Samiti i Diasporës në Tiranë, ironizon Vasili: Ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet me shqiptarë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me samitin e Diasporës që u mbajt sot në Tiranë, në të cilën u mblodhën liderët e Ballkanit.

Duke ironizuar, Vasili sugjeroi që Samiti i Diasporës të mblidhej në La Mansh, aty ku nisen gomonet me shqiptarë që ikin drejt Britanisë së Madhe.

 

REAGIMI I VASILIT

Samitin ta bënin në La Mansh aty ku nisen gomonet!

Kete Samitin e Diaspores duhet ta kishin bere ne La Mansh se mbase ndalnin gomonet e shqiptareve, qe ikin nga syte kembet edhe sot e kesaj dite per shkak te Rames.

Po keta nuk kane faj qe nuk shkojne ne La Mansh se eshte shume ftohte atje, ndersa ne Pallat te Kongreseve eshte marshalla ngrohte.

Edhe ndonje supe te ngrohte do tjua jape Rama, se te drejten per te votuar nuk jua jep.

Ju befte mire!