Vendosni fjalën kyçe....

Malltezi kërkon heqjen e sekuestros për pasuritë, shtyhet për nesër seanca në Apelin e GJKKO


Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për zhbllokimin e pasurive të Jamarbër Malltezit është shtyrë për ditën e nesërme.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 23.11.2023, ora 09:00, mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 12:00”, thuhet në njoftim.

 

Në nisje të seancës së sotme, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit. Jamarber malltezit i jane sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë , 6 llogari bankare dhe aksione në kompani. Sipas shortit te dates se sotme, kerkesen per perjashtim do ta shqyrtoje gjyqtarja Miliana Muca. Pak ditë më parë, e njëjta gjyqtare vendosi të nxirrte nga qelia Malltezin, duke i caktuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”.