Shkon në 14,854 numri i personave të vrarë në Gazës që prej fillimit të luftës më 7 tetor mes Hamasit dhe Izraelit. Në mesin e të vdekurve janë 6,150 fëmijë dhe 4000 gra, ndërsa 36,000 njerëz kanë mbetur të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë e Hamasit theksoi në të njëjtën kohë se dhjetëra trupa janë shpërndarë në rrugët e Rripit verior të Gazës dhe se është e pamundur të mblidhen dhe numërohen për shkak të intensitetit të bombardimeve.
Kujtojmë se më në fund është arritur një marrëveshje për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës të ndërmjetësuar kryesisht nga SHBA-të.