Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi me thikë pranë një shkolle në Dublin, nisin protestat


Sulmi me thikë ndaj 5 personave pranë një shkolle fillore në Dublin, ka shkaktuar protesta të dhunshme në qendër të qytetit.

Oficerët me mburoja të rebelimit po mbajnë turmat në qendër të qytetit, ndërsa raportohet për një makinë të djegur. Ndërsa demonstruesit e dhunshëm po përpiqen të godasin me shkelma dhe grusht policinë dhe ka përleshje të vazhdueshme.

Kujtojmë se policia konfirmoi se mes 5 personave të plagosur nga sulmi me thikë ishin dhe 3 fëmijë. Një nga fëmijët, një vajzë 5-vjeçare dhe një grua rreth të 30-tave ndodhen në gjendje të rëndë.

Në një konferencë për shtyp më herët, Superintendent Liam Geraghty tha për mediat se vajza 5-vjeçare po merrte “trajtim urgjent mjekësor” pas goditjes me thikë në sheshin Parnell. Ai tha gjithashtu se dukej të ishte një “sulm i pavarur” dhe oficerët nuk po e trajtonin atë si të lidhur me terrorin në këtë moment.

Një djalë 5-vjeçar, një vajzë 6-vjeçare dhe një burrë rreth të 50-tave u trajtuan për lëndime më pak të rënda.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se një i dyshuar është arrestuar. “Shërbimet e urgjencës u përgjigjën shumë shpejt dhe ishin në vend brenda pak minutash. Unë i falënderoj ata për këtë. Policia po ndjek një vijë të caktuar hetimi”, tha ai.