Vendosni fjalën kyçe....

50 fëmijë të plagosur do të transferohen nga Gaza në spitalet turke


Turqia po planifikon  të evakuojë disa fëmijë të plagosur dhe të sëmurë nga Gaza. Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se evakuimi do të bëhet ditën e nesërme. Deri më tani Turqia ka pranuar 150 persona, kryesisht të sëmurë, për të vazhduar trajtimin në spitale.

“Ne presim që nesër të bëhet evakuimi dhe do të jenë kryesisht fëmijë dhe të rinj”, deklaroi ministri turk i Shëndetësisë.

Ndërkohë Turqia i ka dërguar rreth 800 tonë ndihma humanitare në Egjipt për banorët e Gazës, ndërsa ka theksuar se synon që të krijojë një spital pranë pikës kufitare Rafah.