Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedion Gjoni.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi nw emisionin ‘Open’ se në dosjen e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.
Gazetarja Lala shtoi se oficerja e policisë, Jonida Babameto u implikua nga Dedion Gjoni, i cili i kërkonte informacione për persona nëse ishin apo jo të kërkuar nga Interpoli.
Këto informacione ai më pas i shiste te grupe të ndryshme kriminale.
“Më pas, fillon implikon një oficere policie, Jonida Babameto dhe i kërkon të dhëna në sistemet e Interpolit për emra të njohur të botës së krimit, i thoshte me kontrollo emrin x, ka nuk, ka probleme. Dhe i thotë Artur Sulejmani është i kërkuar nga Shqipëria? Dhe i thotë që këtu nuk është, por mund të jetë në Spanjë. Oficerja kufitare i jepte të dhëna Gjonit, por nuk dihet nëse ka dijeni se për çfarë i përdorte ai, dhe se i shiste te grupet kriminale”, tha Lala.