Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për shtyp me mediet në Kryeministri.
Rama e nisi fjalën e tij me vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 janarin.
Ai u shpreh se 21 Janari është krim shtetëror dhe se historia historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur”
“Krime shtetërore si ajo e 21 janarit, historia mëson se vonojnë të zbardhen por nuk mbeten kurrë pa zbardhur”.
Rama tha më tej se “Prokuroria e Tiranës është tallur me kushtetutën dhe ligjin dhe dhimbjen e familjarëve të viktimave. Është koha që drejtësia e re të reagojë”.