Vendosni fjalën kyçe....

Gara e fundit e sezonit në kampionatin botëror të Formula 1 do të mbahet në Abu Dhabi


Istanbul

Sezoni në kampionatin botëror të Formula 1 do të përfundojë me garën e 23-të që do të zhvillohet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi, raporton Anadolu.

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, tashmë ka siguruar fitoren e titullit të vitit 2023 pas garës të zhvilluar në Katar muajin e kaluar.

Raundi i 23-të, i cili do të zhvillohet në 58 xhiro në pistën e gjatë 5,3 kilometra Yas Marina, do të fillojë të dielën në orën 14:00.

Xhirot për renditjen do të mbahen nesër në orën 15:00.

Këtë sezon, pilotët nga Red Bull, Max Verstappen ka 18 fitore dhe Sergio Perez ka dy fitore, ndërsa nga Ferrari piloti Carlos Sainz ka një fitore. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

  1. Max Verstappen (Holandë): 549 pikë
  2. Sergio Perez (Meksikë): 273
  3. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 232
  4. Carlos Sainz (Spanjë): 200
  5. Fernando Alonso (Spanjë): 200

– Ekipet

  1. Red Bull: 822
  2. Mercedes: 392
  3. Ferrari: 388
  4. McLaren: 284
  5. Aston Martin: 273