NATO ka publikuar në rrjetet sociale një video përmbledhëse të vizitave të shefit të saj, Jens Stoltenberg, në Ballkanin Perëndimor.
Sipas postimit zyrtar të NATO-s, vizita e Sekretarit të Përgjithshëm tregon se sa e përkushtuar është aleanca për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në mesin e shteteve ballkanike, Stoltenberg ka vizituar edhe Kosovën, ndërsa në pamjet e shpërndara shfaqet kreu i aleancës teksa takohet me Albin Kurtin dhe disa zyrtarë dhe ushtarë të KFOR-it.
“KFOR-i do të ofrojë sigurojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe sipas mandatit tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara. Stabiliteti varet nga të gjitha palët duke zgjedhur diplomacinë para dhunës. NATO mbështet dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët duhet të angazhohen për mirëbesim”, dëgjohet duke deklaruar Stoltenberg.
NATO Secretary General @jensstoltenberg visited the Western Balkans, reaffirming NATO’s commitment to keeping peace and stability in the region pic.twitter.com/yPIFnaW1VH
— NATO (@NATO) November 24, 2023