Vendosni fjalën kyçe....

Shokët e Foltores indinjohen me Belinda Ballukun: E pafalshme që ajo punon në dëborë


Organi kryesor propagandistik i Foltores, ka “nxjerrë nga tava” sonte në mbrëmje një shkrim të çuditshëm që shënjestron ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila ka zbritur në terren në zonën ë veriut të Shqipërisë, ku infrastruktura rrugore dhe ajo energjitike kanë hasur avari.

Shkrimi i Syri.net që në titull paralajmëron për njerëz të braktisur nëpër rrugë, por pasi e klikon nuk ofrohet asnjë e dhënë se sa njerëz janë, ku janë, si janë braktisur etj. Zero, asnjë e dhënë.

Më tej shkrimi konsideron si operacion propagandistik shfaqjen e Ballukut rrugëve të bllokuara të veriut të vendit, ndërsa ministrja ka bërë dhe thirrje për kufizimin e lëvizjeve të panevojshme në këto akse të ngarkuara.

Natyrshëm lindin disa pyetje:

Çfarë duhet të thotë një ministër në të tilla raste?

Vazhdoni normalisht qarkullimin? Ngecni sa më shumë në dëborë? Rrezikoni jetën tuaj sa më shumë të jetë e mundur?

Ku konsiston kritika? Çfarë ka të gabuar që një ministër zbret vet në terren?

Janë të gjithe pyetje elementare të afta t’i bëjë dhe një nxënës i shkollës fillore,  ndërsa agresiviteti malinj për të kritikuar çdo gjë nga ana e medias kryesore të opozitës, është ndoshta dhe boomerang-u më fatal i saj, pasi siç dhe sondazhet dhe rezultatet e zgjedhjeve e vërtetojnë prej një dekade, mënyra harbute dhe idiote se si godet opozita, veç avantazhe i ka sjellë Edi Ramës dhe ekipit të tij, përfshirë dhe Ballukun. / Hashtag.al