Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i NATO-s: Bëj thirrje për zgjatje të pauzës në luftimet në Gaza, lehtësim për lirimin e pengjeve


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bën thirrje që të zgjatet ndalimi i luftimeve në Gaza për të lejuar më shumë ndihmë dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga terroristët në Rripin e Gazës, shkruan The times of Israel.

“Bëj thirrje për një zgjatje të pauzës. Kjo do të lejonte lehtësimin aq të nevojshëm për popullin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve,” u thotë Stoltenberg gazetarëve.