Vendosni fjalën kyçe....

Bakteret kanë “kujtime” që mund t’ua kalojnë brezave të ardhshëm – Studimi


Bakteret, pavarësisht mungesës së neuroneve, sinapseve dhe sistemit nervor, janë të afta të formojnë diçka të ngjashme me kujtimet, ka zbuluar një hulumtim i ri. Për më tepër, ato mund t’ia përcjellin këto “kujtime” pasardhësve të tyre për të paktën katër breza.

Me këtë nuk nënkuptohet që bakteret janë të prirura për të ndërmarrë një udhëtim në korsinë e kujtesës, duke kujtuar kohën kur populluan Tokën, ose të kenë nostalgji, por ato janë në gjendje të formojnë një lloj kujtese bazuar në nivelet e hekurit qelizor të disponueshëm.

“Bakteret nuk kanë tru, por ato mund të mbledhin informacion nga mjedisi i tyre dhe nëse e kanë hasur shpesh atë mjedis, ato mund ta ruajnë atë informacion dhe t’i qasen shpejt më vonë për përfitimin e tyre”, tha në një deklaratë autori kryesor i studimit Souvik Bhattacharyya.

Për të hetuar, Bhattacharyya dhe kolegët studiuan organizmin model Escherichia coli, duke zbuluar se ata përdorin nivelet e hekurit për të “kujtuar” sjellje të caktuara, të cilat më pas mund të aktivizohen në përgjigje të të njëjtave stimuj.

Bakteret kanë nivele të ndryshme të hekurit, i cili është shumë i rëndësishëm për metabolizmin e tyre qelizor. Ato me nivele më të ulëta të hekurit, zbuluan studiuesit, ishin grupe që mblidhen në bashkësi – kjo do të thotë se ishin më të mirë për t’u bashkuar në një sipërfaqe të vetme dhe për të lëvizur si një masë. Ndërkohë, ato që kishin më shumë hekur në qelizat e tyre, prireshin të qëndronin aty, duke formuar biofilma.

Duket se, pasi u ekspozuan ndaj një ngjarjeje fillestare të grumbullimit, bakteret e ekspozuara ndaj niveleve të ulëta të hekurit qelizor ishin në gjendje të grumbulloheshin edhe më mirë se më parë, sikur të kishin kujtuar se si.

Këto kujtime me bazë hekuri vijuan për katër breza, por u humbën natyrshëm nga i shtati. Sidoqoftë, manipulimi artificial i niveleve të hekurit i lejoi ata të vijojnë shumë më gjatë, zbuluan studiuesit.