Edhe në New York të Shteteve të Bashkuara u festua dita e Pavarësisë. Kryebashkiaku Eric Adams ka publikuar foto dhe video nga aktiviteti i organizuar atje.
“Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Bruklin deri në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams.