Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare për 111 vjetorin e pavarësisë të Shqipërisë.
Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.
Begaj bëri edhe një thirrje për politikanët shqiptarë ku u kërkoi që të punojnë kokëulur për të mirën e shqiptarëve dhe jo të udhëhiqen nga mllefi
“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji. Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”- u shpreh presidenti.