Vendosni fjalën kyçe....

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë


Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Ai ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme që e la në burg. Alla u arrestua në mars 2023 pasi akuzohet nga SPAK për ‘shkelje të barazizë në tendera’ e ‘shpërdorim detyre’.

Bashkë me të u arrestuan edhe 12 persona të tjerë, 7 prej të cilëve ish-zyrtarë të bashkisë.

Ata akuzohen për një tender me vlerë 3 milionë euro me Allën që dyshohet se në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e biznesmenit Aqif Konesha.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.  Alla i ka mohuar akuzat ndaj tij duke thënë se janë sulme të motivuara politikisht.