Një avion ushtarak amerikan me gjashtë persona në bord u rrëzua në ishullin Yakushima në jugperëndim të Japonisë. Roja Bregdetare e Japonisë tha se një person ishte gjetur i vdekur pranë vendit të rrëzimit të avionit.
Sipas informacioneve, motori i avionit kishte marrë flakë ndërsa po përpiqej të ulej në aeroportin Yakushima të mërkurën. Ministria e mbrojtjes e Japonisë tha se avioni u zhduk nga radari në orën 14:40 të mërkurën.
Roja Bregdetare mori një telefonatë pesë minuta më vonë, duke thënë se avioni ishte rrëzuar. Më pas dërgoi gjashtë varka dhe dy helikopterë në vendngjarje. Në orën 16:00, helikopterët vunë re atë që dukej si një pjesë e avionit dhe një gomone shpëtimi, tha një zëdhënës për BBC.
Yakushima, në prefekturën Kagoshima, ndodhet në jug të ishullit Kyushu të Japonisë.