Vendosni fjalën kyçe....

“Marina ime ka një levë kontrolli që hedh botën në ajër” – Biden përpiqet të bëjë shaka me punonjësit e fabrikës (Video)


Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një vizite në një fabrikë koreane jugore në Kolorado, befasoi punëtorët kur tha se marina e tij ka një pajisje me kod për ta hedhur botën në ajër.

Gjatë xhiros në objektin e kompanisë CS Wind në Pueblo, Biden iu afrua një punëtori që mbante një levë kontrolli në duar.

Marina ime ka një lloj leve kontrolli të ngjashme, por ka një kod që mund të hedhë botën në ajër. Kjo e jotja nuk komandon bombat bërthamore apo jo”, u shpreh Biden, si duket bëri një deklaratë në formë shakaje.