Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në krye të Rithemelimit, përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar


Kuvendin Kombëtar të thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha është mbajtur edhe votëbesimi i mbështetësve të tij.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso zbuloi se Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër duke e rikonfirmuar ish-kryeministrin në krye të Rithemelimit.

Deklarata e plotë:

Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.
Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.
Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.
Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.
Faleminderit.