Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se janë rritur kontrollet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin.
Nëpërmjet një reagimi, Balla thotë se duke vendosur gjoba të shumta ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
👮♂️👮🚔 Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit. Janë ndaluar nga Policia e Shtetit:
⭕️ 6 persona për drejtim mjeti nën ndikim alkooli;
⭕️ 8 persona pa leje drejtimi mjeti;
⭕️ 4 persona për aksidente rrugore; dhe
⭕️ 4 persona të tjerë për “korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë.
Në zbatim të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i xhamave të zinj, Policia Rrugore ka dhënë:
⛔️13583 masa të ndryshme;
⛔️ 54 masa për pezullim të lejedrejtimit;
⛔️ 24 automjete të bllokuara.
Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.