Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga Kuvendi: Rama puç parlamentit, komisionet hetimore do i faktojnë abuzimet


Kreu i Rithemelimit Sali Berisha foli nga brenda Kuvendit duke akuzuar kryeministrin Rama se në bashkëpunim me bandat po i bën puç parlamentit.

Ai tha se kreu i qeverisë po bën çmos t’u shmanget komisioneve hetimore parlamentare të opozitës pasi do vërtetohet se ai është kryeministri më hajdut në botë.

Berisha tha gjithashtu se deputetët e PS-së janë kukulla të Ramës e skllevër të tenderave që marrin nga qeveria.

“Marrjen e pushtetit të parlamentit, puçin ndaj parlamentit, moslejimin e komisioneve parlamentare që do nxjerrin Edi Ramën kryeministrin më hajdut në botë. mendon se në bashkëpunim me mafien do bëjë puç në parlament. Rama s’mund të pranojë komisione se do dalë se sarajet e tij të Surrelit janë ndërtuar mbi bazën e favoreve që u ka dhënë firmave të ndërtimit. Se toka, 5 mijë metra katrorë që janë marrë në shkelje flagrante në shkelje të ligjit. Sepse pallati i zonjës Basha nuk ka asnjë faturë ta timore, doganore, sikur ka mbirë nga toka. I ndërtuar nga kompani që kanë përfifuart nga Rama tendera dhe leje ndërtimi. Këto që shihni janë përpjekjet e fundit të kleptokratëv se mendojnë se do bëjnë puç. Këta nuk janë më deputetë, janë kukulla e skllevër të mëkateve të tyre, të tenderave që fitojnë. Shihini si rrinë këta.” – tha Berisha.