Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e opozitës kapin karriget e i grumbullojnë në mes të parlamentit, hedhin tymuese


Ashtu si në seancat e shkuara, deputetët e Berishës kanë grumbulluar karriget në mes të sallës së parlamentit.

Më herët ata u përplasën në hyrje të sallës me punonjësit e Gardës pasi këta të fundit kërkuan t’i kontrollojnë për të mos lejuar futjen e flakadanëve që janë ndezur brenda në disa seanca me radhë.

Kreu i Rithemelimit Berisha tha nga brenda Kuvendit se Rama kërkon të bëjë puç parlamentar me ndihmën e bandave ndërsa shmang komisionet hetimore të cilat, sipas tij, do vërtetojnë vjedhjet e abuzimet e tij.